Mustafa kritikon Jahjagën
Pëlqej
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka vepruar gabim, lidhur me atë se ua zgjati mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Ai u shpreh se ky akt nuk i takon presidencës, por Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar solli një vendim sipas porosisë së PDK-së, me të cilin ngatërruan tërësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Këtë e dëshmuan vet njerëzit e PDK-së të cilët publikisht e shpjeguan vendimin disa ditë pa u publikuar. Pas kryerjes së këtij shërbimi, Presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, por njohësit e Kushtetutës thonë se ky akt i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo Presidentes, nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën. Do t’i sugjeroja Presidentes që ta sheh qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me Kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori