Mustafa: Kosovarët kërkojnë të kthehen nga ISIS-i (VIDEO)
Kryeministri Isa Mustafa, ka folur sërish për luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga sulmet terroriste. Gjatë një interviste për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit kryeministrit, është shprehur se Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mos shkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri që tetë muaj.

Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

"Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarr për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja", ka thënë Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2016, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori