Mustafa: Kosova pret nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me anëtarin e Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, i cili shoqërohej nga ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim Mustafa foli për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, punësim dhe mirëqenie, sundim të ligjit si dhe agjendën integruese euroatlantike, e reformat tjera thelbësore, si pjesë e zhvillimit të vendit.

ndërkaq në lidhje me angazhimin e Qeverisë për proceset integruese dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara, kryeministri theksoi se Kosova tashmë pret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu aishprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar përkushtimin për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit strategjik me Gjermaninë.

Ndërsa nga ana tjetër anëtari i Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë. Ai shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës, si dhe për proceset tjera të rëndësishme që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2015, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori