Mustafa: Kosova nuk ka djem për ideologji të pavlera
Pëlqej
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reguar lidhur me arrestimin e 40 personave, që dyshohet se kanë shkuar në luftën e Sirisë dhe të Irakut.

Mustafa tha se Kosova nuk ka djem për të humbur jetën për ideologji e ide që nuk të çojnë asgjëkundi.

"Kosova nuk ka djem të humbë në luftëra, ide dhe ideologji të padobishme për shqiptarët dhe Evropën dhe të dëmshme e me pasoja për njerëzimin por edhe për besimet, cilat do çofshin ato. Shteti dhe drejtësia duhet të parandalojë të mos i bëjmë dëm vetes dhe të tjerëve. Veprimi që u ndërmor sot nga policia dhe nga drejtësia do të duhej të ndërmerrej më herët, sepse numri i atyre që po arrestohen sigurisht se do të ishte më i vogël", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Isa Mustafa ka shtuar më tej se askush nuk ka të drejtë të përdorë fenë për të masakruar njerëz./albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori