Mustafa: Korrigjimi i kufirit mbështetet edhe nga Haradinaj dhe Veseli
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se kjo ide nuk është vetëm e të parit të shtetit.

Sipas tij, pjesë e projektit për ndarjen e veriut po bëhen edhe kryeparlamentari, kryeministri dhe disa ministra.

Më poshtë postimi i Mustafës:

Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.
Shtuar më 29/11/2018, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori