Mustafa kërkon të bëhet më shumë për nxënësit
Pëlqej
Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, përmes Facebookut ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit e vendit.

Mustafa në urim ka thënë se arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,

Urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme.
Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.

Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë.

Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.
Urime dhe ju priftë e mbara!”.


Shtuar më 04/09/2017, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori