Mustafa kërkon që ligji për Trepçën të miratohet para nëntorit
Kryeministri Isa Mustafa, pas vizitës që i ka bërë Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se ligji që parashikon riorganizimin e Trepçës, duhet që të kalojë në lexim të dytë para muajit nëntor.

Ai ka thënë se draftligji për Trepçën është gati dhe se duhet të kalojë në Kuvend para muajit nëntor. "Draft i ligjit për Trepçën është përgatit, nuk e di kur do ta procedojmë na Kuvend, por para nëntorit, ligji duhet të aprovohet në leximin e dytë”, është shprehur Mustafa.

Qeveria e Kosovës kishte nisur procedurat e hartimit të ligjit të ri për riorganizimin e ndërmarrjeve publike, pas paralajmërimit se Trepça mund të falimentojë. Ky ligji në parim ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 19 janar të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori