Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa
Mustafa, është shprehur se do të bëjë gjithçka që
zgjedhjet parlamentare të
mbahen në
qershor.
Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se institucionet qeverisëse të Kosovës janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk e kanë shumicën
legjitime.
“LDK-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që
zgjedhjet të
mbahen deri në
qershor, sepse institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk kanë shumicë
legjitime. Do të punojmë që
zgjedhjet të jenë mirë të organizuara, të jenë të vëzhguara nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, në mënyrë që të rezultojnë
legjitime”, ka shkruar
Mustafa në profilin e tij.
Ai gjithashtu shprehet se LDK do të bëjë koalicione me ato parti politike që sigurojnë ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor.
“Koalicionet do t’i bëjmë me ato subjekte me të cilat do të sigurojmë ndryshime pozitive dhe të domosdoshme në zhvillimin ekonomik, në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e nevojshme strukturore. Unë do ta respektoj opinionin e anëtarësisë dhe qytetarëve për qeverisjen që i nevojitet këtij vendi në këto momente. LDK-ja nuk bën marrëveshje të fshehta”, shprehet
Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 13:29