Mustafa: Ka mundësi për një marrëveshje me Kurtin, nuk heqim dorë nga kryeparlamentari
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ende ka shpresa për një marrëveshje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

I njëjti bën me dije se partia e tij nuk heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit. “Mendoj se gjasa ka. Mendoj po ashtu se ka arsye shumë të madhe që Lëvizja Vetëvendosje të çojë procesin përpara, të tregojë vullnet dhe ta bëjë koalicionin”, ka thënë Mustafa për TV 21, shkruan Insajderi.

“Ajo çfarë ne kemi dhënë si zgjidhje kemi konsideruar dhe konsiderojmë që është zgjidhje e mirë, mundëson të qeveriset në mënyrë stabile për katër vitet e ardhshme dhe mundëson po ashtu një balancim të pushteteve që është e domosdoshme në çdo demokraci e edhe tek ne”. Ai ka folur edhe për atë se çfarë do të bëhet nëse nuk arrihet një marrëveshje koalicioni.

“Për tutje unë nuk mund të them se çfarë dhe si do të veprohet. Unë megjithatë mbetem me shpresë që kjo duhet të përfundohet, ashtu siç ka lluar. Lëvizja Vetëvendosje të shfrytëzojë mandatin, të tregojë vullnet të mirë edhe ta bëjë qeverinë”. Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Mustafa do të kenë takimin e radhës sot, në tentim për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes. Në anën tjetër, Zyra për Media e Vetëvendosjes, ka njoftuar se lideri i tyre dhe i mandatuari për kryeminstër, do të takohet sot me zyrtarët Listës Serbe
Shtuar më 30/01/2020, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori