Bergamo e “pushtuar” nga koronavirusi, pozitiv edhe portieri i Atalantës

Është identifikuar edhe rasti i parë i një futbollisti të prekur nga koronavirusi në Bergamo dhe bëhet fjalë për portierin e Atalantës Marco Sportiello, i cili u është nënshtruar testeve ditën e sotme dhe ka marrë përgjigjen se është pozitiv.

Klubi i Atalantës njoftoi se Sportiello është josimptomatik dhe se do të vijojë të qëndrojë në karantinë derisa të plotësojë 14 ditë nga momenti i sotëm, por nuk ka nevojë për trajtim mjekësor.

Qyteti i Bergamos është më i prekuri nga koronavirusi në Itali, ndërsa pikërisht në një ndeshje ndaj Atalantës, dyshohet se u infektuan edhe disa futbollistë të Valencias, të cilët ishin të parët që rezultuan pozitivë në La Liga.


Shtuar 25.03.2020 08:51