Mustafa i bën thirrje të rinjve të mos largohen nga Kosova
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, vazhdon t’ju bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht. Ai ka deklaruar të shtunën se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen me gjithë potencialin që kanë, në mënyrë që të krijohen kushte me të mira jetese.

Kryeministri Mustafa, derisa ka folur në një akademi përkujtimore në Prishtinë, tha se do të hapen vende të reja pune në mënyrë që të rinjtë të mos e braktisin vendin e tyre.

“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje që të dalin fitimtar edhe në shumë situata më të rënda. Kosova do të dal fitimtare edhe në këtë etapë përfundimtare të forcimit të shtetit ligjor të funksionimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik, që është detyrë e jona kryesore. Ritheksoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të braktisin vendin e tyre”, tha Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen së bashku për interesat madhore të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori