Mustafa i kthen përgjigje Haraqisë
Pëlqej
Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj thirrjes së Astrit Haraqisë për të hyrë në koalicion me PDK-në duke e cilësuar atë si të falimentuar. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa shprehet se Astrit Haraqija me ‘tërmetin’ e tij dhe ëndrrat që të fitojë pozita te Thaçi mbetet demi i të falimentuarve të LDK-së.

“Kur mungonin dijet për shkaktarët e tërmeteve, laikët e shpjegonin se tokën e mban një dem i madh dhe kur ai luan veshin, toka dridhet. Edhe Astrit Haraqija me ‘tërmetin’ e tij dhe ëndrrat që të fitojë pozita te Thaçi mbetet demi i të falimentuarve të LDK-së, me një vesh e me dy vesh” ka shkruar Mustafa në Facebook.
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori