Shqiptari humbi jetën tragjikisht në aksident, flet shoku: Djema, kujdes nga shpejtësia

Arnold Selishta, është 22-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë pak ditë më parë, pas një aksidenti tragjik në Itali.

Makina tip Range Rover me të cilën po udhëtonte Arnoldi po drejtohej nga kushëriri i tij, i cili pas aksidentit arriti të dilte mirë nga flakët, por tashmë ndodhet në burg.

Sipas medieve italiane, dy kushërinjtë po bënin gara me një makinë tjetër BMW M8.

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën shqiptarit shumë qytetarë në Itali janë mobilizuar në rrjete sociale duke u bërë thirrje të rinjve që të mos ngasin mjetet me shpejtësi dhe të tregojnë kujdes në rrugë.

“Djema, unë jam mirë. E çuditshme se si jeta mund të jetë kështu. kurrë mos merrni asgjë si të mirëqenë. Por bëhuni mirënjohës për atë që keni dhe për atë që mund të duket normale” ka shkruar në rrjete sociale 18-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin ku vdiq shqiptari.

@danka.2020♬ suono originale – bruno

 


Shtuar 11.07.2023 12:53