Mustafa, greva e SBASHK-ut e paarsyeshme
Kryeministri Isa Mustafa e cilëson të paarsyeshme grevën e SBASHK-ut. Mustafa pohon se Qeveria ka bërë më shumë për arsimtarët se sa për shërbyesit tjerë civilë, duke nënvizuar se shkollat nuk janë për t'iu dhënë paga arsimtarëve, por për t'i mësuar fëmijët.

Gjithashru në fjalën e tij dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se greva është e paarsyeshme sepse nesër të gjithë mësimdhënësit do ti kenë pagat me 0.5 për qind rritje sipas përvojës së punës.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë u miratuan edhe raporti tre mujor i buxhetit për vitin 2015, programi për borxhin shtetëror 2016-2018">2016-2018, projektkorniza afatmesme e shpenzimeve për vitin 2016-2018">2016-2018 dhe vendime tjera. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori