Mustafa: Flini rehat, do qeverisim pa kushte
Pëlqej
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se qeverisja e ardhshme do të jetë ajo e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Sipas tij, ky koalicion do të jetë i qëndrueshëm dhe mjaft i fortë.

Mustafa ka nënvizuar se qeverisja e bllokut do të jetë pa kushte, duke mos u kushtëzuar nga asnjë lloj subjekti politik.

"Do të qeverism pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në fund, Mustafa iu thotë ndjekësve të tij se të gjithë ata që brebgosen se mund të jetë qeverisje që kushtëzohet, të flenë rehat, pasi nuk është e tillë. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori