1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Mustafa flet për progresin e Kosovës, por në fund ka një pyetje për të gjithë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë një postim në Facebook duke iu referuar ecurisë së mirë të reformave në Kosovë duke renditur ndërkohë edhe tre organizata të afirmuara sipas tij.

Ndërkohë, në fund të statusit, Muftafa pyet se kë po pengon progresi i Kosovës.

Statusi i Mustafës

Të dashur miq,

Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.

Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.

Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës. Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!

Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?
Shtuar më 08/04/2017, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori