Mustafa: Falë meje Kosova sot merr 49 milionë dollarë
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është shprehur se partia që drejton dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik.

Sipas tij, LDK arriti ta luftonte kapjen e shtetit dhe ka nënvizuar se është meritë e tij që Kosova u pranua në programin MCC, shkruan albeu.com.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.

Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.

Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.

Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.

Shtuar më 12/09/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori