Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa
Mustafa dhe ai
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj, janë takuar mëngjesin e sotëm në një restorant në Prishtinë.
Mësohet se gjatë takimit është diskutuar rreth bashkërendimeve të aktiviteteve opozitare. Pas takimit që zgjati rreth një orë Isa
Mustafa dhe
Ramush Haradinaj treguan për rrugët që do të ndjekin për të rrëzuar qeverinë Thaçi.
Ata
treguan edhe për hapat që do të ndërmarrë LDK për mocionin e iniciuar nga AAK, si edhe për mundësinë e koalicionit pas zgjedhjeve.
”Sot u takuam me z.
Ramush Haradinaj dhe biseduam çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjen e Zgjedhjeve të Përgjithshme. U morëm vesh që të bashkërendisim aktivitetet në mënyrë që zgjedhjet të mbahen sa më parë, të përgatiten mirë dhe rezultatet nga zgjedhjet të jenë legjitime. Në vazhdim do të takoj edhe liderët e subjekteve tjera politike”, shkruan Isa
Mustafa në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014,
ora 14:37