Mustafa: Dyshoj në seriozitetin e Serbisë
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dyshon në seriozitetin dhe gadishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, Kosovë-Serbi.

“Serbia po përdor Marrëveshjen për t’i hapur vetes rrugë për integrime evropiane. Nëse zbatimi i saj nuk fillon deri me 20 qershor, ky do të ishte mashtrimi i radhës, jo vetëm për Kosovën por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa, transmeton KTV.

Isa Mustafa po ashtu ka folur edhe për çështjen e reformës zgjedhore, ndërsa ka thënë se janë përafruar qëndrimet mes subjekteve politike për zonën zgjedhore, që të ketë vetëm një zonë zgjedhore dhe që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura.

Këto komente kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i bëri gjatë homazheve në varrezën e profesor Fehmi Aganit. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori