Mustafa: Do ti qėndrojmė marrėveshjes
Ēėshtja e mandatit tė presidentes Atifete Jahjaga dhe zėrave pėr njė koalicion tė ri tė PDK-sė me AAK-nė me zgjedhje tė parakohshme duket se ka pėrēarė koalicionin qeverisės nė Kosovė. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės Isa Mustafa thotė se ai nuk i beson fjalėve tė kryeministrit Thaēi dhe se LDK do ti qėndrojė deri nė fund marrėveshjes politike.


"Kryeministri punėn me tė lehtė qė bėnė, ėshtė tė japė deklarata. Mirėpo e ka edhe cilėsinė qė edhe tė pendohet kur jep deklarata. I ndėrron shpesh fjalėt, ashtu siē i ka ndėrruar pėr marrėveshje. I ka shkelur fjalėt e veta dhe fjalėt e shkruara. Kėshtu qė unė fare nuk i besoj fjalėve tė kryeministrit ", ka thėnė ai.


Mustafa, sėrish, ka theksuar se respekton marrėveshjen politike Thaēi, Mustafa, Pacolli, e cila ēoi nė zgjedhjen e presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga, por jo me mandat tė plotė, siē e interpreton tani Gjykata Kushtetuese e Kosovės.


"Unė besoj nė njė marrėveshje politike, qė e kemi bėrė dhe insistoj qė ajo marrėveshje tė realizohet. Sepse natyrisht qė kryeministri ka dėshirė qė jo tė vazhdojė deri nė 2014, po tė vazhdoj edhe mė tutje, por do tė jenė qytetarėt ata qė do tė vendosin, se kush cilin mandat do ta marrė", ka shtuar Mustafa


Ditė mė parė Kryeministri kosovar Hashim Thaēi iu dha fund aludimeve pėr njė koalicion tė ri, ndėrsa tha se respekton vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr mandatin e presidents Atifete Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?