Mustafa: Do të përcillet puna e ministrave
Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka vlerësuar se ndryshimet e bëra sot do t’i kontribuojë efikasitetit të Qeverisë dhe realizimit të qëllimeve qeverisëse të koalicionit.

“Ne komunikojmë bashkërisht me kryetarin e Kuvendit. I kemi pasur disa çështje tjera të cilave iu është dashur të iu japim prioritet, tash ne duhet të kemi zëvendës kryeministër dhe Ministër sepse këto detyra janë të ndara, ndonëse do të ketë kritika”, ka deklaruar Mustafa.

Ai deklaroi se kjo është një çështje për të cilën është menduar gjatë.

“Të marrim një vendim që nuk do të jetë vetëm i joni por edhe i partive dhe të tjerëve”, ka thëmë ne fund Mustafa./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori