Vdekja e Prigozhin në aksidentin ajror, lideri çeçen: Humbje e madhe

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, forcat e të cilit shpesh luftonin përkrah njësive Wagner në Ukrainë, ka vlerësuar figurën e Yevgeny Prigozhin i cili mendohet se ka vdekur pas rrëzimit të avionit në Moskë.

“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,” tha Kadyrov në një postim të gjatë në Telegram.

Kadyrov e përshkroi Prigozhin si “të dalluar nga të tjerët për shkak të reagimit, aftësive unike të komunikimit dhe këmbënguljes”.

Ndërsa Kadyrov tha se Prigozhin ishte “një person i rëndësishëm në skenën kombëtare”, ku shton se i ka kërkuar atij të hiqte dorë nga ambiciet personale.

Në lidhje me kontributin e Grupit të Wagnerit në luftën e Rusisë në Ukrainë, Kadyrov tha: “Nuk ka dyshim se ai dha një kontribut të madh në [operacionin ushtarak special]. Dhe kjo meritë nuk mund t’i hiqet atij. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gjithë shtetin”, citon CNN.


Shtuar 25.08.2023 16:24