Morën pjesë në protestën e Teatrit, procedohen Basha dhe Kryemadhi

Pas pjesëmarrjes së tyre në protestën e djeshme për Teatrin, është proceduar penalisht kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Krahas tyre, i proceduar në gjendje të lirë është edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediut si edhe Clirim Gjata i PD.

Përvec tyre të proceduar janë edhe artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.


Shtuar 19.05.2020 09:39