Lufta Ukrainë-Rusi i merr jetën mesfushorit ukrainas

Lufta e shpallur nga Rusia drejt Ukrainës ka sjellë shumë viktima nga populli vendas. Së fundmi është gjetur dhe trupi i pajetë i një futbollisti për shkak të bombardimeve.

Dimitro Martinenko ishte një futbollist 25-vjeçar i cili së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës.

Ai luante si mesfushor në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.


Shtuar 1.03.2022 15:03

Tags: ,