Mustafa: Buxheti i ri do t’i përmbushë nevojat e qytetarëve
Isa Mustafa gjatë një konference për median bashkë me ministrin e financave Abdullah Hoti, deklaroi se është arritur marrëveshja që për herë të parë të kemi një buxhet 2 miliardë euro dhe ky buxhet do të ketë efekte pozitive makroekonmike për vendin.

Ai gjithashtu shtoi se aprovimi i buxhetit është hapi i parë dhe me këtë buxhet Qeveria do t’i përmbushë interesat e qytetarëve.
Kurse, ministri Hoti tha se buxheti është i qëndrueshëm.

“Ne kemi diskutuar për buxhet me komuna dhe për herë të parë është biseduar edhe me shoqërinë civile. Parimet kryesore janë ruajta e qëndrueshmërisë së këtij buxheti duke pas rritje kapitale. Ky buxhet ka mbështetje të plotë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas Hotit, ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku për 4 për qind./albeu.com/

Shtuar më 24/12/2016, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori