Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa
Mustafa, mbajti sot një takimin me kryetarët e degëve të LDK-së, me të cilët bisedoi për intensifikimin e përgatitjeve për zgjedhjet nacionale.
Në këtë kontekst, u shtrua nevoja e bashkërendimit të punëve në të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë edhe takimet me qytetarët dhe ato me Forumin e Gruas dhe me Forumin Rinor.
Kryetari
Mustafa gjatë takimit foli me drejtuesit e degëve të LDK-së edhe për takimet që ai ka patur me liderët e partive të tjera politike të vendit, me të cilët përveç zhvillimeve të përgjithshme në vend, ka biseduar edhe për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në mënyrë sa më të mirë.
Ndërsa, kryetarët e degëve të partisë LDK, e njohën Kryetarin
Mustafa për aktivitetet në terren dhe për përgatitjet e përgjithshme që po bëhen me shtabet zgjedhore të LDK-së, me qëllim që fitorja e LDK-së në këto zgjedhje të jetë sa më bindëse. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014,
ora 17:45