E FUNDIT/ Futbolli në zi, ndërron jetë Diego Armando Maradona
Mustafa bëhet "pishman" për deklaratat e tij (VIDEO)
Kryeministri Isa Mustafa, ka folur për herë të parë rreth deklaratës së tij se nuk do të shkojë në Bruskel pa liberalizimin e vizave.

Ai disa ditë pasi është kthyer nga Brukseli, duket se është penduar për deklaratën e tij.

Mustafa sot në Istog ka thënë se, situata me vizat është e papranueshme, por sipas tij, Kosova duhet të kontribuojë në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se në dialogun e nivelit të lartë me Serbinë, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, sipas tij, mund të implementohet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Këto komente kryeministri Isa Mustafa, i bëri me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherë edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori