Mustafa: Asociacioni do themelohet në harmoni me Kushtetutën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se gjatë këtyre muajve ka pas të arritura të mëdha, por mbesin edhe shumë sfida si zhvillimi ekonomik, papunësia e krimi i organizuar.

Mustafa më tej theksoi se kjo konventë po mbahet në kohë kur Kosova po korr suksese historike në zhvillimin ekonomik dhe social.

“Jam krenar që kisha përkrahjen më të madhe të LDK-së dhe qytetarëve që të drejtoj Qeverinë e koalicionit, kur Kosova po gëzon kthesa të mëdha në rrugën e bashkimit evropian”, ka thënë ai.

“Në Këshillin e Përgjithshme të LDK-së, është vendosur që LDK të marrë përgjegjësinë për ta drejtuar Qeverinë. Në LDK ka pasur zëra që e kanë kundërshtuar koalicionin, disa me AAK-në, e disa me PDK-në. Kundërshtimet e koalicionit janë duke shtrembëruar “rugovizmin” se çfarë do të bënte presidenti Rugova po të ishte gjallë. Është hera e parë që LDK e ka marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin dhe për këtë nuk është shumë e lehtë”, shkruan Telegraf.

Mustafa ka folur edhe për sistemin arsimor, duke thënë se cilësia e arsimit është sfida prioritare që ia kanë vënë vetës. Ndërsa, ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet , siç tha ai, në përputhje me Kushtetutën./Albeu.com/
Shtuar më 28/05/2016, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori