Musliu i tha e ndytë, reagon zv.ministrja serbe
Zëvendësministrja e drejtësisë nga lista serbe, Vesna Mikiq ka reaguar lidhur me kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu për shkarkimin e saj.

Mikiq ka thënë se është e drejta e saj që të shpreh opinionin dhe pozicionin e saj.

“Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme që duhet t’i drejtosh në parlament, sesa të shikosh në profilet e të tjerëve në Facebook. Sipas ligjit, Musliut i ndalohet të marrë fotografitë dhe tekstet nga profilet private pa lejen e pronarit.”, ka shkruar ajo dhe ka shtuar se si është e mundur që Musliu është e painformuar që serbët janë taksapagues të rregullt.

Deputetja Musliu ka kërkuar nga kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj të shkarkojë atë, pas një statusi që ajo Mikiq ka bërë në Facebook, lidhur me 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Këtë intervenim të NATO-s ajo e ka quajtur gjenocid ndaj një shteti sovran.

“Në ditën e sotme, para 20 vjetësh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Pas kësaj, ka reaguar Musliu, e cila ka shkruar se kjo zëvendësministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona.

“Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar, por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran” , ka shkruar Musliu.
Shtuar më 25/03/2019, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori