Shprehet i revoltuar ish-lojtari i Liverpool: CR7 mendon se është zot (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i majtë i Liverpool-it, Jose Enrique, ka kritikuar Cristiano Ronaldo-n pas incidentit që ndodhi pas humbjes 1-0 të Manchester United jashtë Evertonit të shtunën.

Një video që u bë virale në rrjetet sociale tregon yllin portugez duke i thyer telefonin tifozit 14-vjeçar të Everton, Jake Harding, teksa po shkonte për në dhomën e zhveshjes.

“Unë gjithmonë e kam thënë këtë,” postoi Jose Enrique në rrjetet sociale “Mos e pëlqeni atë. Ai beson se është zot dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

“Kjo nuk do të thotë se ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por si person nuk e dua atë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.04.2022 17:31