Muri i ri në Mitrovicë do jetë mbi 50 metra i gjatë (FOTO LAJM)

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, kanë njoftuar se sot pritet të fillojë ndërtimi i "murit" të ri në Mitrovicë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për prishjen e murit, i cili u shemb dje.

Por, sipas medieve, mësohet se muri i ri do të jetë mbi 50 metra i gjatë dhe do të fillojë që nga "Dolce Vita" deri tek "Lagjja e Boshnjakëve".

Ndërkohë, partitë në pushtet e kanë përshëndetur rrënimin e murit në veri të Ibrit, duke thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë, megjithatë tashmë është e qartë se të martën do të fillojë ndërtimi i murit të ri, por nga ana tjetër, opozita e Kosovës ka bërë me dije se pushteti po i manipulon qytetarët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të ketë më mur në veri të Ibrit dhe se aty do të fillojë realizimi i një projekti të ri sipas ligjeve të Kosovës, shkruan "Zëri".

"Mur më nuk do të ketë, ai është rrënuar. Nesër do të ketë një projekt të ri, i cili do të jetë në përputhje me legjislacionin dhe që do të garantojë lëvizjen e lirë", ka deklaruar Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori