Ngec rinovimi, Salah kërkon një “mal” me para

Rinovimi i Mohamed Salah me Liverpoolin kthehet në një çështje.

Sulmuesi egjiptian i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës, ende nuk ka zgjatur bashkëpunimin me “The Reds” dhe e gjithë problematika mes palëve që të hidhet e zeza mbi të bardhë qëndron te fakti se Salah kërkon një pagë vërtetë të majme dhe te Liverpooli nuk janë të sigurt nëse duhet të plotësojnë kërkesat financiare të faraonit.

Nëpërmjet përfaqësueseve të tij, Salah u ka bërë të ditur drejtuesve të Liverpoolit se kërkon 400 mijë paund në javë.

Salah kërkon të ketë të njëjtën pagë sa Kevin De Bruyne i Manchester City-t, ndërkohëv që Cristiano Ronaldo edhe pse 36-vjeçar përfiton aktualisht te Manchester United, 500 mijë paund në javë.

Për momentin përgjigjia e Liverpoolit ndaj përfaqësuesve të Salah për një kontratë me të tilla shifra ka qenë jo.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me The Reds skadon në verën e vitit 2023.


Shtuar 16.01.2022 13:38