Mungojnë vulat, qendra e votimit ende e mbyllur në Deçan
Në Komunën e Deçanit në shkollën Lidhja e Prizrenit ende nuk është hapur qendra e vendvotimit, për shkak se ende nuk kanë dërguar materialet e votimit, përkatësisht vulat.

"Eshtë një gabim teknik nga KQZ, sepse vulat janë ngatërru me vula të qendrave tjera. Faton Totaj ka tërhequr vulat nga kjo.

E kemi një numër te votuesve me ato vula. Janë dikur 18 veta qe kane votuar, dhe ky nuk është gabimi joni, eshtë gabim i KQZ", u shpreh drejtori i shkollës Lidhja e Prizrenit. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori