Mungoi në seancë, mësohet ku ishte sot Haradinaj (FOTO LAJM)

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte sot në seancë duke ngjallur debate aty nisur nga fakti se ishin duke u disikutuar tematika të rendësishme.

Por, ai zgjodhi të merrte pjesë në Samitin e Parë për Dixhitalizimin të organizuar në Shkup nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ku morën pjesë edhe kryeministri Zaev dhe zyrtarë të lartë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Gjatë samitit në fjalë, Haradinaj bëri edhe një ironi duke thënë se është mirë që Kosova të ecë me hapa të shpejt në drejtim të dixhitalizimit si një formë integrimi në BE për aq kohë sa nuk i kërkojnë viza për lundrim në internet, përcjell Albeu.com.




Shtuar më 18/04/2018, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori