Mungesa e kuorumit ndërpret seancën plenare
Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi nuk ka pas kuorum për të vazhduar punimet më tutje. Paraprakisht Grupit Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që të dilet me një mocion të harmonizuar mes partive parlamentare, kërkesë kjo e cila është kundërshtuar nga partitë opozitare të cilat e kanë lëshuar seancën.

Më pas është kërkuar nga udhëheqësi i seancës që të shkohet me një pauzë 15 minutëshe, por as pas kësaj pauze deputetët e opozitës nuk janë kthyer në sallë, gjë që ka bërë të ndërpriten punimet e seancës, për të vazhduar punimet ditën e martë në ora 10:00. Të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm 36 deputetë. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori