“Makina e së vërtetës”, kandidatët në garë për BKH i nënshtrohen testit të rëndësishëm

8 kandidatët që janë në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen testit të Poligrafisë ose siç njihet ndryshe makinës së të vërtetës.

Testi i Poligarfisë do të fillojë ditën e sotme dhe do të përfundojnë të premten, duke u zhvilluar për dy kandidatë në ditë.

Pas testit të Poligrafisë, këto kandidatë do të bëjnë edhe intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit.

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar:

1-Aida Veizaj (Hanaj)

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj


Shtuar 18.02.2020 10:50