Muja s'mund të garojë në Prizren
Në zgjedhjet e 3 nëntorit Ramadan Muja nuk mund të rikandidohet nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Prizrenit. Kjo për shkak se është në proces gjyqësor që do të nis javën e ardhshme ndaj tij.

Sipas sekretarit të Përgjitshëm të PDK-së Basri Musmurati, PDK-ja duhet të tregohet e kujdesshme në rikandidimin e kryetarëve të komunave që janë në hetim nga drejtësia, shkruan PrireniPress.

“Nëse del i pafajshëm atëherë ne mund ta kandidojmë atë (Mujën), sepse konsiderojmë se Prizrenin mund ta fitojmë me të, por nëse del përgjegjës në asnjë mënyrë nuk do ta kandidojmë”, ka thënë Musmurati.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Ramadan Mujës, ndërkaq thotë se nuk dihet se sa do të zgjatë procesi gjyqësor ndaj klientit të tij.

“Gjykimi fillon me 13 gusht, por kur përfundon nuk mund ta dijë. Në këtë proces janë rreth 30 dëshmitarë, prandaj dëshmia e tyre sigurisht që merr kohë. Përveç kësaj gjatë seancave gjyqësore ne nuk mund të dijmë se çfarë kërkesash tjera mund të dalin”, tha Berisha.

PDK ndërkaq ende nuk ka arrit të zgjedhë as kryetarin e Degës në Prizren. Ndërsa Nait Hasani po vetëpromovohet si kandidati i Degës së PDK-së dhe kandidat i Prizrenit. Sipas tij, kandidatura e tij ka mbështetjen edhe të Hashim Thaçit. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2013, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori