Avokati i Mujës: Ka pasur lëshime procedurale
Update- Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit Ramadan Muja, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se klienti i tij, të ketë kryer vepër penale.

Sipas tij, në ekzekutimin e vendimeve të Mujës,mund të ketë pasur leshime procuderale, por ato lëshime nuk janë bërë për përfitime personale.

“Të gjithë vendimet që nënshkruan kryetari përgatiten nga zyra ligjore”, tha Berisha. Sipas tij, nuk ka asnjë provë se Muja ka bërë vepër penale me vendimet e tij.

Avokatja tjetër e Mujës, Bahrie Besimi tha se ky proces është politik që është bërë nga ata që dëshirojnë të vijnë në pushtet. /albeu.com/



..........................


12.09 - Kreu i Prizrenit Ramadan Muja është deklaruar i pafajshëm, po ashtu edhe drejtorët e tjerë. Muja është paraqitur në Gjykatë me një fytyrë të qeshur dhe është ulur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal, shkruan Prizrenipress.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2013, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori