Muja do gjykohet për korrupsion
Kërkesa e vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktkuzës, ndaj kreut të Prizrenit Ramdan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

Vendimi iu është dorëzuar në formë të shkruar sot palëve në proces. Këtë e konfirmoi për Express edhe mbrojtësi i Kryetarit komunal nga radhët e PDK-së, avokati Ruzhdi Berisha.

“Ne kemi bërë ankesë kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, me që rast është refuzuar kërkesa jonë për hedhjen poshtë të aktakuzës. Sot kemi marrë vendimin Gjykatës së Apelit ku thuhet se janë refuzuar ankesat e palës mbrojtëse”, tha avokati Berisha.

Ai tha se ende janë në pritje të caktimit të datës për gjykimin ndaj Mujës dhe të akuzuarve të tjerë, që të gjithë zyrtarë komunal. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2013, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori