Muja deklaron se nuk do të japë dorëheqjen
Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, në një konferencë për shtyp është shprehur se nuk do të japë dorëheqje nga posti që mban por do të vazhdojë t’ju shërbejë qytetarëve.

“Unë kam të drejtën të ankohem në organet e tjera më të larta të drejtësisë, kërkesa e opozitës në Prizren për dorëheqjen time është naive”, deklaroi Muja.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, la të kuptohet se do të vazhdojë detyrën e kryetarit derisa Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme të provojë fajësinë e tij dhe të 5 ish drejtorëve, të cilët për gati një vit me radhë u ballafaquan me aktakuzën e ngritur nga prokurorja e EULEX-it Natasha Vikeri, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prizren mori vendim, që Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, të shpallen fajtorë për katër pika të aktakuzës së ngritur kundër tyre, duke ju dhënë dënimi dy vite burg me kusht.

Pas këtij vendimi LDK në Prizren dhe VV kërkojnë që Ramadan Muja të japë dorëheqjen në mënyrë që Prizreni të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2014, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori