Muhaxheri tregon nëse po kërkohet nga policia
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, demanton lajmin se Gjykata ka lëshuar urdhër që ai të sillet me detyrim, në cilësinë e të akuzuarit, pasi fillimisht kishte munguar në shqyrtimin e procesit gjyqësor.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, ka pasur të paraqitet sot në Gjykatën Themelore të Pejës, për shkak se akuzohet nga prokuroria se ka refuzuar ta zbatojë vendimin e Apelit për ta kthyer në punë ish-drejtorin e Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanaj, por nuk u paraqit.

E megjithatë sipas tij nuk ka një urdhër-arrest nga gjykata dhe nuk po kërkohet nga policia që ta dërgojë me forcë në seancë.



Shtuar më 27/12/2018, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori