Muhaxheri: PDK të shkojë në opozitë
Pëlqej
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri e ka pritur mjaft mirë marrëveshjen e nënshkruar mes LAN dhe Vetëvendosjes.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai i ka sugjeruar PDK-së të bëhet gati dhe të bëjë opozitën.

“PDK-së siç duket nuk po i bën punë as blerja e kohës, as tentimi për blerjen e deputetëve madje as vendimi i Gjykatës të Kapur Kushtetuese. PDK, pavarësisht përfitimeve që kishte për këto dy mandate gjithashtu dëshirës që ka për të mbetur në pushtet në mënyrë që të përfitojë edhe më shumë, para se gjithash duhet ta kuptojë se me rreshtimin e saj në opozitë, përfituesit më të mëdhenj do të jenë Kosova dhe qytetarët e vendit”, shkruan Muhaxheri. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori