Muhaxheri bën koalicion me Xhavit Halitin e PDK-së
Gazmend Muhaxheri, nuk hezitoi që me të shkelur këmba e Isa Mustafës në Kosovë pas një trajtimi të gjatë për shërim në Gjermani, të shpreh ambiciet dhe të vetëshpallet si kandidat i LDK-së për Kryeministër.

Tha se kandidat më të përshtatshëm se ai për këtë pozitë nuk ka. Megjithatë, ai, si punë të parë, ka vendosur ta bëjë, koalicionin me PDK’në në Pejë të cilën e udhëheq Xhavit Haliti, tashmë i dyshuar për marrjen e 8 milionë markave gjatë kohës së luftës në emër të UÇK’së dhe nevojave të tyre.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë se nuk e di as nuk ka dëgjuar asnjë informatë që përfshinë deputetin e PDK’së, Xhavit Halitin, në skandalin e fundit ku bashkëpartiaku i tij, Anton Quni, e akuzoi se i kishte përfituar rreth 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi.


Shtuar më 19/04/2018, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori