Muhaxheri: Arban Abrashi, kandidati im për kreun e LDK-së
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur dje rreth kuvendit zgjedhor të LDK-së që do të mbahet të shtunën më 3 gusht e që pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.

Muhaxheri në Tv Dukagjini ka thënë se gara për kryetar do të jetë e hapur ku pritet të kandidojnë dy e ndoshta edhe tre kandidatë.

Emra të shumtë janë përfolur se do të kandidojnë për kryetar e në mesin e tyre edhe deputeti Arban Abrashi, i cili ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai ka folur edhe për kandidaturën e mundshme të Arban Abrashit për kryetar të LDK-së.

Muhaxheri ka thënë se një kandidat që ka fituar dyfish më shumë vota se partia në Prishtinë, nuk mund të injorohet.

“Në mbledhjen e Kryesisë unë kam thënë që një kandidat që ka fituar dyfish më shumë vota se partia në Prishtinë, nuk mundet me u injoru as për kandidat për kryetar të partisë as për kryeministër”, u shpreh Muhaxheri.

Ai ka thënë se Arban Abrashi ka shansin në mbledhjen e kryesisë së LDK-së që do të mbahet sot që të shprehë kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Shtuar më 01/08/2019, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori