Muharremaj vizitë suprizë në një qendër mjekësore por tmerrohet nga ajo që sheh
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë me mëngjes në terren.

Ai ka vizituar Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Studenqan dhe në orën 08:00 ka gjetur vetëm një punëtore në orarin e punës.

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punësorën 08:00”, ka shkruar ai në Facebook.

“Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”, ka shtuar ai.
Shtuar më 28/08/2018, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori