Muharremaj: Thaçi u zgjodh president me ndihmën e deputetëve të shitur të LDK-së
Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar lidhur me zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës.

Muharremaj ka thënë se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, përderisa thirrjet e qytetarëve jashtë dëgjoheshin brenda, thirrje që ishin kundër Hashim Thaçit president, transmeton Koha.net.

Lexoni postimi i plotë i Muharremajt:

Që nga mbrëmë kur u lirova, e po ashtu gjatë ditës së sotme, kam pasë vizita të ndryshme situatë e cila më ka ba të ndihem mirë.

Gjatë kohës sa kam bisedu me ta, kanë qenë pyetje të pashmangëshme për hedhjen e gazit dhe situatën e tanishme kur Hashim Thaçi u zgjodh President nga Lista Serbe dhe deputetët e shitur të LDK-së.

Unë s'kam mund me qenë indiferentë, sa isha në Sallën e Kuvendit Kosovës kur dëgjoja thirrjet e juaja jashtë, në Protestën jashtë Kuvendit kundër Thaçit President.

Qytetarët nga Suhareka përveq tjerash, mbajnë mend kur ai së fundi piu kafe në qytetin tonë, e në atë kohë truprojet e tij rrahën të rinjët nga qyteti ynë.

Si njeri i cili ka lënë plagë përqarëse në të kaluarën, ai me Zajednicën dhe Kufirin me Malin e Zi, bëri shkelje Kushtetuese së fundmi, e që as kjo nuk i mjaftoi t'i quante qytetarët njerëz me bishta, shprehje që e kemi përjetu vetëm nga Okupimi i dikurshëm.

Unë hodha gazë në salle,sepse politikisht e mendoj, që kjo ishte forma e cila sado pak bëri të ketë vëmende mbi proceset e dëmshme që po I ndodhin Kosovës.

Për këtë veprim unë e respektova ligjin e u dorzova në Polici.

Hashim Thaçi e shkeli Kushtetutën e u bë President, me ndihmën e deputetëve të shitur të LDK-së.

Këta deputetë së bashku me Isa Mustafën e dinë se si i morën votat në Suharekë, por ata si duket po harrojnë, se ngjarja e djeshme për Suharekën fatkeqësisht është e paharrushme !/Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori