Muaji i Ramazanit, AAK uron besimtarët
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar Bashkësinë Islame, myftiun e saj Naim Ternava si dhe të gjithë besimtarët myslimanë, për fillimin e muajit të ramazanit.

Me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie AAK edhe gjatë këtij muaji do të përcjellë gatishmërinë, vullnetin dhe përkushtimin më të lartë për promovimin e vlerave që i kontribuojnë rritjes së tolerancës dhe mirëkuptimit midis të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe njerëzve të të gjitha besimeve, thuhet ndër të tjera në komunikatën për media të AAK-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2012, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori