Beteja e madhe, nis numërimi i votave në Shkodër

Para pak minutave ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës.

Numërimi ka nisur 5 orë pas përfundimit të procesit të votimit.

Sipas burimeve për albeu.com, raportohet se në Shkodër në KZAZ-në 4 është hapur kutia e parë.

Shkak i vonesës së fillimit të numërimit është bërë mos mbërritja në kohë e materialeve zgjedhore nga zonat e thella malore për shkak të motit të keq, por edhe mungesa e komisionerëve./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 00:06