MPJ, punësim pa konkurs
Ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj, ka emëruar Albert Kuçin në pozitën e zëvendësambasadorit në Çeki, pa shpallur fare konkurs dhe pa i përfillur ligjet në fuqi, të cilat e precizojnë se si duhet të bëhen emërimet e shërbyesve diplomatikë, duke filluar nga shpallja e konkursit, intervistimet e kandidatëve e deri te punësimi i tyre. Por ai nuk është ndalur me kaq, shkruan Zëri.

Për Kuçin, që më parë nuk ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik, por që e ka drejtuar një restorant në shtetin çek, Hoxhaj është treguar shumë “dorëlirë” duke ia dhënë gradën “Ministër Këshilltar”, gjithashtu pa i përfillur procedurat ligjore në fuqi.
Shtuar më 28/01/2012, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori