Sherr me grushte dhe sende të forta mes dy personave në Cërrik, shkak pronat

Dy persona janë proceduar penalisht në Cërrik pas një sherri për pronat. Dy shtetasit, 60 dhe 62 vjeç janë zënë me grushte e sende të forta për pronësinë e një toke.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasit H. M., 60 vjeç dhe R. M., 62 vjeç, banues në fshatin Rrasë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe sende të forta”, thuhet në njoftimin e policcisë./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 10:54